Biznes

Miliarderi japonez blen shërbimin Viber për 657 milionë euro

Publikuar , 15 Shkurt 2014
0
Miliarderi japonez blen shërbimin Viber për 657 milionë euro

exam15022014viber_largeShërbimi për dërgim të mesazheve dhe thirrjeve nëpërmjet pajisjeve mobile, Viber, po blihet për 657 milionë euro nga shitësi online me pakicë Rakuten, që kontrollohet nga miliarderi Hiroshi Mikitani.

Kompania do të ofrojë një kanal distribuimi për produktet dixhitale të Rakuten, tha Mikitani në disa sqarime të bëra gjatë ditës së premte në Tokio.

Rakuten po ashtu shpreson që të krijojë një platformë të lojërave që do ta mbajë të lidhur me VIber, që ka 300 milionë përdorues.

Rakuten, që dëshiron të ketë 70 për qind të transaksioneve që vijnë nga jashtë Japonisë deri në vitin 2020, së fundi bleu aksione në Pinterest dhe shitësin e librave dixhitale Kobo teksa ai provon të rris shitjet pas dështimit në arritje, të vlerësuara sipas analistëve për vite radhazi. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Ndryshohet pamja e aplikacionit Instagram

Tags >

Viber