Harduer

Miliona iPhone, iPad dhe Macbook rrezikohen nga hakerët

Publikuar , 31 Tetor 2018
0
Për të realizuar sulmin i cili ngrin kompjuterët, tabletët dhe telefonët Apple, një haker mjafton të jetë i lidhur me të njëjtin rrjet. Miliona iPhone, iPad dhe Macbook rrezikohen nga hakerët

Miliona iPhone, iPad dhe MacBook janë të ekspozuar ndaj një problemi sigurie i cili lejon hakerët të fikin çdo pajisje Apple e lidhur në të njëjtin rrjet Wi-Fi.

Kompania është vënë në dijeni rreth problemit të sigurisë më 9 Gusht nga hulumtuesi i sigurisë Kevin Blackhouse.

Për të realizuar sulmin i cili ngrin kompjuterët, tabletët dhe telefonët Apple, një haker mjafton të jetë i lidhur me të njëjtin rrjet.

Imagjinoni përdoruesit e lidhur në wirelessin e një kafeneje dhe pasoja që do të kishte mbi ta realizimi një sulmi të tillë.

Apple ka adresuar problemin por vetëm tek modelet e fundit të iPhone, iPad dhe MacBook.

Telefonët të cilët kanë ngelur pa iOS 12 janë të ekspozuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Analistët thonë se Galaxy S10 do të ketë 12GB RAM dhe 1TB memorie

Lajmet e fundit>