Harduer

Miliona përdorues ngelën pa rrjet celular ditën e djeshme

Dec 7 2018
0 Shpërndarje
Megjithatë sot shërbimet u rikthyen për pjesën më të madhe të konsumatorëve. Miliona përdorues ngelën pa rrjet celular ditën e djeshme

Ericsson tha se një problem me softuerin e tij shkaktoi një ndërprerje masive rrjetesh dhe miliona telefonë inteligjentë offline në Britani, Japoni dhe dhjetëra vende të tjera të botës.

Ericsson tha se shkaku kishte qenë një certifikatë e skaduar.

Megjithatë sot shërbimet u rikthyen për pjesën më të madhe të konsumatorëve.

Të paktën 11 shtete u prekën të cilat përdorin pajisjet e Ericsson.

Certifikatat shërbejnë për të njohur vërtetësinë e një softueri dhe mbajtur të sigurtë rrjetet. Nisur nga fakti që një certifikatë e tillë skadon, do të thotë se rrjetet nuk janë mirëmbajtur siç duhet. /PCWorld Albanian

Tags >

Ericsson
Lajmet e fundit>