Lajmet

Miliona përdorues të Windows 10-ës po hasin probleme me përditësimet

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 07 Tetor 2019
0
Lajmi i mirë është se përdoruesit kanë mësuar që duke ç’instaluar këto përditësime problemet eliminohen megjithatë nuk përmirësojnë reputacionin e përditësimeve të Windows 10-ës që janë kthyer në dhembje koke. Miliona përdorues të Windows 10-ës po hasin probleme me përditësimet

Microsoft dhe Windows 10 nuk po gjejnë paqe. Janë përditësimet e fundit të cilat po shqetësojnë jo vetëm kompaninë por më së shumti përdoruesit.

Përditësimi i fundit i Windows 10-ës ka nxjerrë jashtë funksioni printimin, menunë start, kërkimin dhe virtualizimin VMWare.

Problemet filluan të shfaqen me përditësimin KB4524147. Në fakt problemi me printimin është bartur nga KB4522016 ndërsa shumë përdorues po ankohen se menuja start nuk po funksionon.

Rindezja e kompjuterit nuk bën punë. Por shqetësues janë problemet me ndezjen. Shumë kompjuter nuk janë ndezur fare me përditësimin e fundit dhe kërkon në momentin e ndezjes që të riparohet startimi.

Lajmi i mirë është se përdoruesit kanë mësuar që duke ç’instaluar këto përditësime problemet eliminohen megjithatë nuk përmirësojnë reputacionin e përditësimeve të Windows 10-ës që janë kthyer në dhembje koke.

Në muajt e fundit përditësimet e Windows 10-ës kanë dëmtuar funksionin e kërkimit, Menunë Start, kanë shkaktuar probleme me audio, përdorimin e procesorit e shkëputur përdoruesit nga interneti. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Zuckerberg fajëson të dytën në komandë Sheryl Sandberg për skandalin Cambridge Analytica

Lajmet e fundit>