Lajmet

Miliona telefonë të thjeshtë do të mund të instalojnë WhatsApp

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Korrik 2019
0
Një klient WhatsApp do ti ndihmonte të lidheshin me miqtë dhe familjen në platformë por edhe dyqane, shërbimet e mundësi pune. Miliona telefonë të thjeshtë do të mund të instalojnë WhatsApp

Deri më sot WhatsApp kishte disponueshmëri të kufizuar në telefonët bazikë por Facebook është gati ta ndryshojë këtë situatë. Aplikacioni i mesazhimit është i disponueshëm në KaiStore, duke u bërë i arritshëm për miliona telefonët low-cost me sistemin operativ KaiOS me më pak se 256MB RAM.

Shumica e telefonëve KaiOS do të vinë me WhatsApp të instaluar në tre mujorin e tretë të këtij viti dhe nuk është numër i vogël kur konsiderojmë 100 milionë telefonë të shitur deri më sot.

Aplikacioni i komunikimit është platforma dominuese sot me 1.5 milionë përdorues në mbarë botën. Lëvizja e fundit mbyll një hendek shumë të rëndësishëm sepse ka shumë njerëz që nuk përballojnë dot koston e një smartfoni.

Një klient WhatsApp do ti ndihmonte të lidheshin me miqtë dhe familjen në platformë por edhe dyqane, shërbimet e mundësi pune. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp me dy funksione që do të luftojnë lajmet e rreme

Tags >

WhatsApp
Lajmet e fundit>