Siguri

Miliona detaje përdoruesish të Facebook në Pirate Bay

Publikuar , 29 Korrik 2010
0
Miliona detaje përdoruesish të Facebook në Pirate Bay

Lista që është publikuar në një skedar që mund të shkarkohet, përmban URL të secilit profil që mund të kërkohet në Facebook, emrat e tyre dhe ID—ja unike e tyre. Mbrojtësit e privatësisë janë shprehur të alarmuar për listën e publikuar, dhe sipas BBC-së kjo listë në mënyrë rapide është duke u shpërndarë në internet dhe është shkarkuar nga më shumë se 1.000 përdorues deri ditën e mërkurë. Një përdorues e përshkroi listën si “të shkëqlyer dhe paksa të frikshme”.

Por publikimi i saj ka provokuar shqetësime nga ekspertët e privatësisë të cilat kanë deklaruar se të dhënat “konfuze” të privatësisë në Facebook janë ende të pranishme. Por kompania ka mbrojtur të dhënat e saj të privatësisë dhe ka hedhur poshtë mundësinë se “të dhëna private” janë bërë publike apo janë komproetuar, duke theksuar se informacioni veçse ka qenë në ofertë.

Lista ka “rrjedhur” në faqen e Pirate Bay nga Ron Bowles, një këshilltar online i sigurisë, i cili ka përdorur një pjesë të thjeshtë të një kodi për të mbledhur të dhënat nga faqja. Ai u tha transmetuesve se ai ka publikuar të dhënat për theksuar çështjet e privatësisë. Simon Davies, pranë Privacy International  tha se “Facebook duhet të ketë parashikuar këtë sulm dhe të bëjë presion për të vendosur gjërat në vend dhe të parandalojë diçka të tillë”.

Në anën tjetër Facebook deklaroi për BBC, përmes zëdhënësit të saj se njerëzit që përdorin Facebook me informatat e tyre kanë të drejtën të paraqesin para publikut atë që dëshirojnë, me këdo që dëshirojnë dhe kur do që dëshirojnë. “Këto informata janë të ngjashme me faqet e bardha në librat me numra të telefonave, ku informatat janë të pranishme për njerëzit që të gjejnë njëri tjetrin, dhe kjo është edhe një arsye pse njerëzit i bashkohen Facebook-ut” tha ai.

LEXO EDHE:  Google zbuloi disa probleme sigurie në Apple iOS dhe një prej tyre nuk është adresuar ende

Lajmet e fundit>