Siguri

Miliona router të rrezikuar ndaj sulmit të ri

Publikuar , 22 Korrik 2010
0
Miliona router të rrezikuar ndaj sulmit të ri

Google ka krijuar një listë me router të prekur nga ky hak për të cilin mund të lexoni më shumë këtu. Shtylla në të djathë me përgjigjet “YES” (Po) dhe “NO” (Jo) tregon nëse routeri juaj mund të sulmohet apo jo.

Sulmi ose hakimi përdor një problem të vjetër që mundëson një teknikë të quajtur rilidhje DNS për të rikonfiguruar DNS-in e router-it.

Në momentin që futet në adminin e routerit, hakeri mund të shtojë hyrje DNS që vendoin sicak faqe me përmbajtje të dëmshme për kompjuterin tuaj (malware). Më pas kur ju shfletoni një ueb faqe të caktuar në rrjetin tuaj, DNS i rotuer-it përgjigjiet me IP adresën e gabuar dhe ju dërgon juve diku tjetër.

Gjithashtu është e mundur për hakerin që të ridrejtojë të gjitha kërkesat tuaja tek një server me malware, ku trafiku i internetit tuaj mund të monitorohet dhe ndërhyhet.

Mbrojtja më e mirë është që të siguroheni se routeri juaj nuk përdor fjalëkalimin e zakonshëm, megjithëse kjo nuk mund t’ju mbrojë ndaj ndonjë shfrytëzimi në lëshime reale të softuerit të router-it, por megjithatë ai do t’ju ofrojë mbrojtje ndaj sulmeve të vogla.

LEXO EDHE:  FBI konfiskon domainet e 15 sajteve DDoS me pagesë

Lajmet e fundit>