Lajmet

Mindspace University, një program online sipërmarrjeje për të rinjtë e Ballkanit

Nga: PCWorld
Publikuar , 15 Shtator 2021
Programi përbëhet nga dy faza, faza edukative dhe faza sipërmarrëse. Mindspace University, një program online sipërmarrjeje për të rinjtë e Ballkanit

Jeni një student apo një i diplomuar së fundi nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia, Kroacia dhe Bullgaria?

Sfida të reja dhe mundësi biznesi ju presin në sektorët e transportit dhe logjistikës në programin Mindspace University.

Mindspace University është një program 2 mujor online edukimi dhe sipërmarrjeje nën kujdesin e disa prej sipërmarrësve dhe akademikë më të zë nga SHBA dhe vendet e Ballkanit.

Studentët që do ti bashkohen këtij programi do të mësojnë rreth botës së biznesi dhe të bashkëpunojnë me sipërmarrës nga SHBA dhe Ballkani. Aplikimet në këtë program janë të hapura deri më 10 Tetor. Aplikoni duke vizituar këtë lidhje: https://www.mindspace.gr/university

Çfarë është Mindspace University?

Është një program intensiv 4 javor trajnimi përbërë nga webinar, klasa virtuale, mentorim, rrjetëzim 1on1 për të rinjtë nga Greqia, Kroacia, Shqipëria, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi ku do të mësojnë rreth sfidave të biznesi dhe mundësive në sektorin e transporti dhe logjistikës. Ata do të trajnohen për të krijuar ide të reja biznesi nga sipërmarrës nga Silicon Valley.

Programi përbëhet nga dy faza, faza edukative dhe faza sipërmarrëse. Gjatë fazës edukative të programit e cila zgjat 4 javë të rinjtë do të mësojnë rreth:

  • Transportit detar
  • Transport rrugor
  • Mobilitet
  • E-Commerce dhe Dërgesa të Miljes së fundit
  • Bazat e sipërmarrjes dhe mjetet dixhitale

Trajnimet do të zhvillohen në formatin e workshopeve interaktive, klasave virtuale dhe webinareve. Të rinjtë do më mësojnë nga e para procesin e gjenerimit të një ideje dhe të trajnohen me principet e Business Model Canvas.

Së fundi ekipet më të mira do të mbështeten me programe ikubimi dhe akselerimi në vendet e tyre.

LEXO EDHE:  PONDER fuqizon të rinjtë me mendimin kritik mediatik

Gjatë fazës sipërmarrëse e cila zgjat për 3 javë të rinj do të marrin mentorim dhe trajnim rreth ideve të biznesit në Transport dhe Logjistikë. Sesionet e mentorimit do të jenë 1on1 ndërsa do të trajnohen me modele biznesi dhe aftësi prezantuese.

Rreth 15 mentorë, sipërmarrs, investitorë dhe ekzekutivë nga kompani dhe startupe të huaja do të asistojnë të rinjtë gjatë kësaj faze.

Të rinjtë organizohen në grupe. 10 ekipet më të mira gjatë fazës edukative të programit do të hyjnë në fazën e dytë të sipërmarrjes. Në prezantimin e fundit ekipi më i mirë do të marrë çmim prej 10 mijë eurosh. 3 ekipet më të mira do të përfitojnë falas udhëtimin Mindspace University Trip në SHBA ndërsa 5 të tjerë do të përfitojnë zbritje.

Për zhvillimet më të fundit rreth Mindspace ju ftojmë të ndiqni faqen e tyre në rrjetin social Facebook, në Linkedin ose për faqes zyrtare.