Lajmet

Minecraft arrin në 91 milion lojtarë aktivë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Mars 2019
0
Gradualisht Minecraft është shndërruar në një institucion loje si Pokemon. Tashmë Microsoft ka vendosur ta shtojë Minecraft edhe në Xbox Game Pass. Minecraft arrin në 91 milion lojtarë aktivë

Ndërsa të gjithë po flasin për Apex Legends dhe Fortnite, Minecraft vijon të jetë një prej lojërave më të luajtura në botë. Ditën e sotme Microsoft zbuloi se loja e ndërtimit me blloqe ka 91 milion lojtarë aktivë.

Për krahasim, Epic Games tha se Fortnite kishte 78 milion lojtarë aktivë në Shtator të vitit të kaluar.

Gradualisht Minecraft është shndërruar në një institucion loje si Pokemon. Tashmë Microsoft ka vendosur ta shtojë Minecraft edhe në Xbox Game Pass. Për 10 dollarë në muaj mund të merrni Halo: The Master Chief Collections, Crackdown 3 dhe nga data 4 Prill edhe Minecraft.

Minecraft nuk është falas për tu luajtur. Një tjetër hapësirë në fokusin e Microsoft është edhe Minecraft Marketplace.

Një komunitet krijuesish ndërtojnë dhe shesin përmbajtje në këtë dyqan. Kështu loja vijon të gjenerojë të ardhura dhe përmbajtje të reja integrohen çdo ditë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Mbyllja e qeverisë Amerikane, dhjetëra uebsajteve u skadojnë certifikatat e sigurisë

Lajmet e fundit>