Harduer

Mini kompjuteri Raspberry Pi 4 ka mbërritur dhe me surpriza të shumta

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 24 Qershor 2019
0
Kur flasim për dizajnin e fizik, Raspberry Pi 4 Model B ngjason shumë me Raspberry Pi 3 Model B+, gjeneratën e kaluar të modelit flagship. Mini kompjuteri Raspberry Pi 4 ka mbërritur dhe me surpriza të shumta

Raspberry Pi 4 ka mbërritur dhe është një përditësim i dukshëm krahasuar me gjeneratën e kaluar. Sipas spekulimeve të kaluara u tha se Raspberry Pi do ti duhet kohë përpara se të sjellë një version të ri por ja që nuk ndodhi.

Kur flasim për dizajnin e fizik, Raspberry Pi 4 Model B ngjason shumë me Raspberry Pi 3 Model B+, gjeneratën e kaluar të modelit flagship.

Është një bord i vetëm kompjuteri me shumë konektorë në madhësinë e një pako letrash loje. Por çdo gjë është përditësuar. Së pari ka një procesor më të fuqishëm i cili bazohet në arkitekturën Cortex-A72 me katër bërthama 64-bit ARMv8 me frekuencë 1.5Ghz.

Raspberry Pi kishte ngelur me 512MB ose 1GB RAM prej vitesh. Për herë të parë përdoruesit do të mund të blejnë modele me më shumë memorie si 2GB e madje edhe 4GB RAM.

Përveç kapacitetit shtesë së memories, ajo është më e shpejtë duke kaluar nga LPDDR2 në LPDDR4. Kur flasim për konektivitet Pi 4 ka dy ndryshime të mëdha: Ethernet Gigabit të vërtetë.

Si dhe janë dy porta USB 3.0 dhe dy porta USB 2.0. për karikuesin tashmë kemi në dispozicion një portë USB-C. Bluetooth gjithashtu është përditësuar nga 4.2 në 5.0.

Ndryshimi i madh i fundit i harduerit janë portat HDMI në madhësi të plotë të cilat janë hequr. Tashmë përdoruesit marrin vetëm dy porta micro-HDMI ku mund të lidhen ekrane 4K me frekuencë 60hz.

Modeli bazë i Pi4 do të kushtojë 35 dollarë dhe ka 1GB RAM. Modeli me 2GB RAM kushton 45 dollarë dhe me 4GB RAM 55 dollarë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Në aplikacionin Google Photos tashmë mund të bisedoni

Lajmet e fundit>