Lajmet

Mini Tasker, mjet i fuqishëm për automatizim në Android

Publikuar , 05 Tetor 2013
0
Mini Tasker, mjet i fuqishëm për automatizim në Android

Nuk duhet të ngatërrohet me Tasker, Mini Tasker është një tjetër vegël për automatizim për Android që “Bën X kurdo që ndodh Y”.

Ndryshimi është që Mini Tasker vjen së bashku me receta, me lehtësi përdoret dhe është mjaft i fuqishëm.

Plus, është falas. Mini Tasker (që ka gjasë ta ndërrojë së shpejti emrin) mund të bëjë pothuajse gjithçka që mund të prisni nga një vegël automatizimi: mund të hap një lëshues të caktuar të mediave posa të futen dëgjueset, të dërgojë një SMS kurdo që jeni brenda një lokacioni të caktuar të gjetur me GPS (të cilin mund ta zgjidhni nga një hartë), të vendosni një alarm ose të ndryshoni zërin në një kohë të caktuar të natës që të mund të flini, e kështu me radhë.

Ju mund të formoni këto veprime vetë, ose mund të shkoni në “Task Market” të Mini Tasker dhe të merrni receta komandash të përgatitura nga dikush tjetër tashmë dhe t’i rregulloni për përdorim tuajin.

Përshkrimi i aplikacionit në Google Play paraqet të gjitha hollësitë e veprimeve të telefonit tuaj të cilat mund t’i kontrollojë Mini Tasker, por këtu përfshihen shumica e funksioneve me të cilat je i familjarizuar, si kontrollimi i kalendarit tuaj, lënia e një alarmi, dërgimi i një SMS-je, kontrollimi i Wi-Fi, NFC, GPS dhe shërbimeve të tjera me të dhëna, lëshimi i aplikacioneve, thirrje të heshtura dhe më tepër.

Aty po ashtu listohen disa nga kushtet që mund t’i paraqitni si nxitës për ato veprime. Arsyeja se pse ky aplikacion është pa pagesë është sepse ishte një projekt për universitet. Klikoni këtu për ta shkarkuar këtë aplikacion. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Shefi i Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit thotë se qëndrimi i SHBA ndaj Huawei politikisht i motivuar

Mini Task

Lajmet e fundit>