Biznes

Miniera e gërmimit të Bitcoin paditet për ndotje akustike

Nga: PCWorld
Publikuar , 17 Tetor 2021
Përfundimi mund të çojë në mbylljen e minierës së gërmimit të bitcoin por pala paditëse ka kërkuar masa ligjore nga kompanisë që e operon. Miniera e gërmimit të Bitcoin paditet për ndotje akustike

Red Do Technologies, një kompani Amerikane me operacione të gërmimit të kriptomonedhave, u padit nga një komunitet pranë fabrikave për ndotje akustike.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, zhurma vjen nga miniera e gërmimit të kriptomonedhave e cila po prish qetësinë publike sipas padisë dërguar në gjykatë.

Ndërsa vetë rasti është një tjetër padi për gjykatën, mund të përdoret për të vendosur një precedent për raste të ngjashme ku minierat e kriptomonedhave vendosen në afërsi të zonave të banuara.

Përfundimi mund të çojë në mbylljen e minierës së gërmimit të bitcoin por pala paditëse ka kërkuar masa ligjore nga kompanisë që e operon.

Minierat e gërmimit të bitcoin kërkojnë fuqi të madha kompjuterike për të zgjidhur probleme komplekse matematikore të cilat mundësojnë transaksionet. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telegram nuk është aq i sigurtë sa kemi besuar