Vëzhgim

Minilaptopët e rinj dhe pajisjet e lëvizshme të internetit

Publikuar , 05 Nëntor 2008
0
Minilaptopët e rinj dhe pajisjet e lëvizshme të internetit

 

Acer Aspire One
Megjithëse Aspire One i bazuar në Linux, me kosto 399$ (e më shumë), arriti në muajin korrik, blerësve ju desh që të prisnin deri në muajin gusht për një model më të shtrenjtë të bazuar në Windows XP. Që të dy e kanë ekranin 8.9 inç (1024 me 600 piksel) dhe një harddisk 80 GB të versionit të ashtuquajtur disk të gjendjes së ngurtë.

 

 

 

MSI Wind U100 I ashtuquajturi Wind, 499 dollarësh, i bazuar në Windows XP, e ka ekranin 10 inç (1024 me 600 piksel), harddisk 80 GB, CPU të llojit ATOM 1.6 GHz, 1GB RAM dhe 802.11b/g Wi-Fi. Mund ta gjeni të bardhë, të zi dhe rozë. Gjithashtu, në fund të verës do të dalë edhe modeli 399 dollarësh, i bazuar në Linux

 

 

Asus Eee PC 1000
Krenaria më e madhe e Eee PC është pajisja me një ekran 10.2 inç (1024 me 600 piksel), një CPU të llojit Atom prej 1.6 GHz, deri në 2 GB RAM dhe 802.11n Wi-Fi. Modeli 1000, që kushton 649 dollarë, punon me Linux dhe ka një SSD disk 40 GB. 1000H 699-dollarësh zgjidhet për XP dhe për një harddisk 80 GB..

 

 

 

Pajisja e lëvizshme e internetit e llojit Gigabyte M528
Ky MID i bazuar në Linux ka një ekran me prekje (touch screen) prej 4,8 inç (800 me 600 piksel), një SSD prej 4 GB, 512 MB RAM dhe lidhshmëri të jashtëzakonshme me Bluetooth, Wi-Fi, HSDPA dhe GPS. M528 përdor një CPU Atom prej 800 MHz dhe pritet që të kushtoj 800 $, nëse arrihet të ofrohet deri në fund të këtij viti..

LEXO EDHE:  Kina mendon se Inteligjenca Artificiale tek armët luftarake është kërcënim për paqen globale

 

 

 

 

 

Pajisja e lëvizshme e internetit BenQ S6
BenQ planifi konte të lançonte botërisht S6, nga mesi i verës, por ende duket se nuk ka vendosur çmimin. Specifikimet e njohura të tij janë:një ekran prekës 4.8 inç (800 me 480 piksela), Webcam 2 megapiksel, Linux, përkrahje për CPU Atom të Intel, harddisk të ngurtë, Bluetooth Wi-Fi dhe HSDPA.

 

 

 

Lajmet e fundit>