Biznes

Ministrat Evropian të financave njëzëri kundër Libra dhe kriptomonedhave të ngjashme

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 05 Dhjetor 2019
0
Stablecoin janë monedha dixhitale si Libra të cilat mbështetin vlerën e tyre në para tradicionale dhe letra me vlerë ndryshe nga bitcoin. Edhe bitcoin edhe stablecoins janë kriptomonedha. Ministrat Evropian të financave njëzëri kundër Libra dhe kriptomonedhave të ngjashme

Monedhat private dixhitale si Facebook Libra nuk duhet të lejohen të hyjnë në Evropë derisa rreziqet që mund të kenë të adresohen qartësisht thanë ministrat Evropianë të financave ditën e Enjte.

Lëvizje konfirmon qëndrimin e ashpër të bllokut ndaj Libra e cila ka tërhequr kritika të shumta nga rregullatorët globalë rreth impaktit që mund të ketë ndaj sistemit financiare.

“Asnjë stablecoin global nuk duhet të nisë aktivitetin në Bashkimin Evropian derisa sfidat ligjore, rregullatore dhe rreziqet të jenë identifikuar dhe adresuar,” thanë ministrat në një deklaratë të përbashkët.

Stablecoin janë monedha dixhitale si Libra të cilat mbështetin vlerën e tyre në para tradicionale dhe letra me vlerë ndryshe nga bitcoin. Edhe bitcoin edhe stablecoins janë kriptomonedha.

Nën presionin e rregullatorëve të vendeve të ndryshme të botës, ¼ e mbështetësve kryesor të Libra përfshirë gjigantët e pagesave si Visa dhe Mastercard janë tërhequr nga projekti në Tetor. Eksodi la Facebook dhe 20 anëtarë të tjerë pjesë e organizatës Libra.

Ministrat Evropian kërkuan që BE të rregullojë kriptoasetet. Komisioni Evropian ka nisur punën për të përgatitur një bazë ligjore tha ministri Evropian i financave Valdis Dombrovskis. Gjithashtu ata përshëndetet punën e Bankës Qendrore Evropiane për të ndërtuar një monedhë dixhitale publike. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shqipëria dhe Serbia shënjestër e disa llogarive të Facebook

Lajmet e fundit>