Lajmet

Ministrat Francezë refuzojnë përdorimin e WhatsApp dhe Telegram

Publikuar , 17 Prill 2018
0
WhatsApp, ndryshe nga Telegram ka enkriptim fundor në mbarë platformë duke përdorur teknologjinë e Signal. Ministrat Francezë refuzojnë përdorimin e WhatsApp dhe Telegram

Qeveria Franceze tha se do të përdorë shërbimin e saj të komunikimit të enkriptuar duke filluar nga Vera e këtij viti.

Një lëvizje e tillë vjen nga frika e përdorimit të aplikacioneve popullore të enkriptimit si Telegram dhe WhatsApp.

Reuters raportoi se ministrat Franceze janë të shqetësuar me përdorimin e teknologjive enkriptuese të aplikacioneve të huaja.

Telegram pak ditë më parë u bllokua në Rusi sepse kompania refuzoi ti jepte akses autoriteteve në bisedat private.

WhatsApp, ndryshe nga Telegram ka enkriptim fundor në mbarë platformë duke përdorur teknologjinë e Signal.

Afro 20 zyrtarë të lartë kanë filluar testimin e aplikacionit të ri për qeverinë Franceze.

Nëse provon një sukses, me shumë gjasa do të ofrohet edhe për qytetarët. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Eliminoni gjysmën e rezultateve të kërkimit të Google me dorezën Infinity të Thanos

Lajmet e fundit>