Blog

Ministri Lluka: Ka filluar zbatimi i marrëveshjes roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 02 Korrik 2019
0
Marrëveshja, nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor, është nënshkruar në Beograd më 4 prill. Ministri Lluka: Ka filluar zbatimi i marrëveshjes roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor

Ka filluar zbatimi i Marrëveshjes së roaming për vendet e Ballkanit Perëndimor, që mundëson thirrje telefonike më të lira midis operatorëve të këtyre vendeve.

Lajmin e ka bërë të ditur, ministri i Zhvillimit Ekonomik, në Qeverinë e Kosovës, Valdrin Lluka.

Ai tha se në bazë të Marrëveshjes, çmimet do të jenë 90 për qind më të lira në tërë Ballkanin Perëndimor.

Të dashur miq,Nga sot, hyn në funksion marrëveshja e roamingut me shtetet e ballkanit perendimor që e kam nënshkruar…

Gepostet von Valdrin Lluka am Dienstag, 2. Juli 2019

Nga sot, tarifat janë zbritur por brenda 2 viteve, do të eliminohen tërësisht (korrik 2021)”, ka shkruar Lluka në Facebook.

Marrëveshja, nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishte nënshkruar në Beograd më 4 prill.

Tarifa e roaming nënkupton telekomunikimin dhe shërbimin që qytetarët e një shteti përdorin në një shtet tjetër. Këto tarifa, zakonisht janë dyfish më të larta sesa ato që përdoren për telekomunikimin brenda një shteti. /REL

LEXO EDHE:  Huawei kurrë nuk do të përgjonte SHBA thotë themeluesi i kompanisë

Tags >

roaming
Lajmet e fundit>