Lajmet

Ministri Veliaj shpreh mbështetje për konferencën e parë open source në Shqipëri

Publikuar , 30 Prill 2014
0
Ministri Veliaj shpreh mbështetje për konferencën e parë open source në Shqipëri

OSOR-icono-600ppiMinistri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Shqipërisë, Erion Veliaj, ka shprehur mbështetjen e tij për konferencën e parë të softuerit të lirë në Shqipëri, OSCAL e cila është planifikuar të mbahet gjatë kësaj fundjave. “Ne kemi provuar që të udhëheqim përgjatë politikave të hapura, duke dashur që fuqishëm të ndjekim një fushatë të hapur, duke përfshirë reagime dhe programim kolektiv të platformës sonë elektorale,” tha ministri në një e-mail. “Tani e tërë ajo është duke u shndërruar në një mentalitet “qeveri e hapur”, ku strategjitë, buxhetet dhe vendimet më nuk janë monopol i Këshillit të Ministrave, por përfshijnë një rang të gjerë të aktorëve dhe aktivistëve të cilët i japin formë asaj përpara se të votohet në parlament.”

Gjatë të martës së kësaj jave, ministri Veliaj lëshoi një plan për reformim të pensioneve, duke i vënë në dispozicion të gjitha të dhënat, statistikat, skenarët dhe opsionet e politikave. “Tani do të shpenzojmë 7 muajt e ardhshëm në një turn të paramenduar përpara se konsensusi kombëtar të ndërtohet rreth asaj se si ta çojmë përpara ndryshimin shumë të nevojshëm në sistemin tonë të pensionimit. Kjo shërben si ilustrim se si rritja e kulturës së open source në komunikime, media, organizatat mbikëqyrëse, arti dhe politika mbase janë lajmi më i mirë që vjen nga Shqipëria në vitin e kaluar.” Ministri ka shfaqur gatishmërinë që të mbështes edhe projektet e ardhshme të tilla dhe ta gjejë një vend të përshtatshëm për një hackerspace të përhershme. OSCAL (Open Source Conference Albania) është konferenca e parë në Shqipëri që i dedikohet softuerëve me burim të hapur dhe kulturës open source. Ky event i rëndësishëm është nismë e Open Labs, komunitet që promovon kulturën open source në Shqipëri që prej vitit 2012. Pjesë e kësaj konference do të jenë prezantues të ndryshëm të cilët do të flasin për projekte të tilla si Linux, Wikipedia, LibreOffice, Arduino dhe Mozilla. Sipas Elio Qoshit, i cili është njëri nga anëtarët e Open Labs, 250 biletat që ishin në dispozicion janë shitur tashmë dhe më tepër se 50 njerëz janë duke pritur në një listë, për të marrë pjesë në këtë konferencë. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Droni ushtarak përplaset me një pemë në Uells

Lajmet e fundit>