Biznes

Ministria Shqiptare lanson projekt punësimi online

Publikuar , 21 Qershor 2010
0
Ministria Shqiptare lanson projekt punësimi online

Sipas Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ky shërbim do të jetë i dobishëm për të rinjtë dhe një ndihmë për ta në proceset e zhvillimit të fuqishëm të zhvillimit dhe integrimit, ku është përfshirë vendi ynë, rol kyc në të cilin ka dhe rinia.

Me prezantimin e kësaj faqeje për punësim dhe fuqizimin e dialogut mes institucioneve politikëbërëse dhe partnerëve socialë rinorë, ministria e Kulturës, Rinisë dhe sporteve beson se bëhet një vlerësim më i drejtë i nevojave dhe kërkesave të realitetit të sotëm dhe sfidave që koha paraqet për rininë.

Por përveç ueb faqes punesimi.info që u prezantua sot nga MTKRS në Kosovë e Shqipëri ka edhe ueb faqe tjera me fokusim në punësim. Disa prej tyre janë edhe shumë të mirënjohura në këto vende siç është ofertapune.com , njoftime.com, albajobs.org, etj.

LEXO EDHE:  Ambasada Amerikane në Tiranë, thirrje bizneseve shqiptare për t’u bërë pjesë e Consumer Electronics Trade Show

Lajmet e fundit>