Lajmet

Ministrja Harito bashkëbisedim me studentët Universitetit Politeknik të Tiranës

Publikuar , 15 Dhjetor 2014
0
Ministrja Harito bashkëbisedim me studentët Universitetit Politeknik të Tiranës

14-12-15-04-24-01big_coverMinistrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Hartio ishte sot e pranishme në aktivitetin e organizuar në Universitetin Politeknik të Tiranës nga Agjencia për Sigurinë Kibernetike (ALCIRT) në bashkëpunim me Agjencinë e Certifikimit Elektronik (AKCE), në kuadër të fushatës sensibilizuaese për përdorimin e sigurt të internetit.

Harito bisedoi me studentët në lidhje me mundësitë që jep sot teknologjia dhe reformat që shteti shqiptar ka ndërmarrë në lidhje me dixhitalizimin dhe modernizimin e shërbimeve publike. “Të gjitha reformat kanë sot bazën e teknologjisë dhe informacionit, fushë e cila prek secilin nga ju dhe mundësitë e krijimit dhe punësimit do të vijnë duke u rritur për këtë sektor”- u shpreh Harito në fjalën e saj.

Prezenca e Ministres Hartio në këtë aktivitet kishte për qëllim edhe bashkëbisedimin me studentët e Universitetit Politeknik të Tiranës në lidhje me mbështetjen dhe mundësitë që shteti shqiptar ofron për studentët kur ata të dalin në tregun e punës. Në fjalën e saj Ministrja Harito foli me studentët e niveleve të ndryshme, për konkurset e zhvilluara për vendet vakante në administratën publike dhe rëndësinë e përgatitjes profesionale dhe edukative të të gjithë studentëve. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Dështon misioni hapësinor në Hënë i Izraelit

Lajmet e fundit>