Lajmet

Miratohet programi i bashkëpunimit shkencor-teknologjik midis Shqipërisë dhe Austrisë

Publikuar , 26 Prill 2014
0
Miratohet programi i bashkëpunimit shkencor-teknologjik midis Shqipërisë dhe Austrisë

Në datat 23-24 prill 2014 u mbajt në Tiranë takimi i parë i Komisionit të Përbashkët Shqiptaro-Austriak për bashkëpunim s13-10-24-06-31-29small_m-arsimithkencor-teknologjik. Në këtë takim është diskutuar mbi impaktin pozitiv të teknologjisë në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të një vendi si dhe është theksuar rëndësia e bashkëpunimit dhe shkëmbimit ndërkombëtar për sistemin shkencor në Shqipëri dhe Austri.

Ekspertët austriakë së bashku me Evelyn von Bolow, përfaqësuese e Ministrisë për Europën, Integrimin dhe Punët e Jashtme e Republikës së Austrisë kanë ofruar ndaj palës shqiptare të kryesuar nga Arbjan Mazniku, Zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, informacione të vlefshme mbi politikat shkencore dhe kërkimore në vendin e tyre si dhe është diskutuar mbi mënyrat e zgjerimit të bashkëpunimit midis institucioneve kërkimore-shkencore të dy vendeve.

Si rezultat është miratuar edhe një program konkret pune për vitet 2015-2016 nëpërmjet të cilit do të ofrohet mbështetje financiare për mobilitete/shkëmbime në kuadër projektesh të përbashkëta kërkimore-shkencore, të hartuara bashkarisht nga kërkues e shkencëtarë shqiptarë dhe austriakë.

Prej këtij programi do mund të përfitohet shumë. Në radhë të parë do të thellohen marrëdhëniet midis institucioneve shkencore të dy vendeve dhe për më tepër do të jetë e mundur që dijet shkencore të përdoren në mënyrë efektive në projektet rajonale dhe ato shumëpalëshe.

Gjithashtu do t’u kushtohet rëndësi edhe atyre projekteve që do të çojnë në zhvillimin e programeve të përbashkëta rajonale e evropiane, pjesëmarrëse në Programin në Kuadër të BE-së për Kërkimin dhe Inovacionin “Horizont 2020”..Arbjan Mazniku, Zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit është shprehur me bindje të plotë se këto projekte do të kenë më patjetër ndikim në reformimin e arsimit të lartë shqiptar si dhe në afrimin e tij drejt standarteve europiane. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  Huawei jep datën e debutimit të flagshipit P30

Lajmet e fundit>