Lajmet

Misioni 9 vjeçar i ICT Awards, një garë nga cila nuk ka humbës por vetëm triumfues

Nga: PCWorld
Publikuar , 01 Qershor 2021
Surpriza, të ftuar ekskluzivë dhe nën emocione të shumta do të mbahet Mbrëmja Gala e edicionit të 9-të më 11 Qershor 2021 në Tiranë ku do të bëhet edhe ndarja e çmimeve. Misioni 9 vjeçar i ICT Awards, një garë nga cila nuk ka humbës por vetëm triumfues Photo Source: ICT Awards

Teknologjia na ka dëshmuar se përmes saj nuk janë rrëzuar vetëm barrierat fizike, por edhe mitet e një shoqërie. Edicioni i 9-të i ICT Awards i cili ka nisur përgatitjet për finalen e madhe i hap rrugë një dekade teknologji Shqiptare.

Më 29-30 Maj kandidatët e listës së ngushtë të edicionit të 9-të të ICT Awards treguan se limiti i tyre ishte imagjinata e tyre.

Pjesëmarrja e një inovacioni shqipfolës nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Lugina e Preshevës, e mbarë diaspora Shqiptare është ajo që i jep karakterin e vërtetë kësaj gare: një garë mbarëkombëtare.

E dëshmuar si tempulli i inovacionit shqipfolës, juria e edicionit të 9-të të ICT Awards përbërë nga: Altin PetreVisar JasiqiAlda ShehuAzir AliuIgli GjelishtiGjergji GuriElton DomnoriEdlira Martiri dhe Ilir Capuni me vetëm pak ditë nga nata e madhe Gala e 11 Qershorit, vrapoi drejt inovacionit duke çarë mes përmes emocionit dhe pasionit të 18 kandidatëve në Tiranë e 18 në Prishtinë.

Një juri e pavarur nga organizatorët e garës dhe ka në përbërje figura të shquara të teknologjisë, ekspertë dhe profesionistë të dalluar udhëtoi nga Tirana në Prishtinë.

Idetë, projektet, sipërmarrjet, studimet, diplomat, startupet e karrierat e dëshmuara para jurisë nga lista e ngushtë e kandidatëve të këtij edicioni por edhe finalistëve dhe fituesve nga edicioni i parë janë vlera e vërtetë e një misioni mëse 9-vjeçar.

Nga ndërtimi i një gjuhe programuese, analiza të sulmeve kibernetike, teknologjia në shërbim të jetës, tek zhvillimi i aplikacioneve dhe platformave të cilat premtojnë të ndryshojnë mënyrën sesi shqiptarët punojnë e jetojnë, janë pasqyra më e drejtë e një Shqiptarie siç duhet ta shohim me të vërtetë.

Duke prekur thuajse çdo aspekt të jetëve të Shqiptarëve kudo në trevat shqipfolëse, nga luftimi i Covid-19 tek pasiguria online, kjo garë nuk ka njohur asnjëherë humbës por vetëm triumfues.

LEXO EDHE:  Apple sjell një version të ri të iPad Pro në Vjeshtë

Dy takimet e jurisë i hapin rrugë Mbrëmjes Gala të 11 Qershorit e cila do të shohë guximtarë të rinj në 8 kategori: ICT Inovacioni i Vitit, ICT Startupi i Vitit, ICT Diploma e Vitit, ICT Ylli në Ngritje, Gruaja në ICT, Shërbimi Publik i Vitit, Siguria Kibernetike dhe Covid-19 Response.

Surpriza, të ftuar ekskluzivë dhe nën emocione të shumta do të mbahet Mbrëmja Gala e edicionit të 9-të më 11 Qershor 2021 në Tiranë ku do të bëhet edhe ndarja e çmimeve.

ICT Awards shpalli zyrtarisht të hapur garën më 26 Mars, dhe për herë të parë u organizua një eveniment plotësisht virtual, një hapje krejtësisht ndryshe nga vitet e kaluar për shkak të situatës së krijuar nga pandemia e Covid-19. Aplikimet në këtë garë mbeten të hapura deri më 30 Prill ku dhe mbërritën 78 projekte.

ICT Awards ka mbështetjen e sponsorëve gjeneralë dhe Diamond si Banka Raiffeisen, Fondacioni Dritan Hoxha, Albvision sponsorëve Platinum si Dev.al dhe Albsoft. Baboon, AUK, Universiteti Metropolitan si sponsorë Gold dhe 3i Solution, Soft&Solution, Ritech dhe Facilization si sponsor Silver.

Bashkia Tiranë, Komuna Prishtinës, SEEU TechPark dhe KujuStudio janë partnerë të kësaj nisme.