Blog

MIT ka zhvilluar një sistem që u jep robotëve shqisa njerëzore

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 18 Qershor 2019
0
Një robot i ri i zhvilluar nga MIT Computer Science dhe Laboratori i Inteligjencës Artificiale (CSAIL) po përpiqet të adresojë këtë sfidë. MIT ka zhvilluar një sistem që u jep robotëve shqisa njerëzore

Për njerëzit, është e lehtë të parashikojnë se çfarë ndjesie do të japë një objekt thjeshtë duke e parë ose të tregojë sesi duket thjeshtë duke e prekur, por kjo është sfidë e madhe për makineritë.

Një robot i ri i zhvilluar nga MIT Computer Science dhe Laboratori i Inteligjencës Artificiale (CSAIL) po përpiqet të adresojë këtë sfidë.

Ekipi mori krahun robotik KUKA dhe shtoi një sensor taktil të quajtur GelSight i cili është krijuar nga CSAIL. Informacioni i grumbulluar nga GelSight më pas ushqehej tek një sistem inteligjence artificiale i cili mësonte marrëdhënien mes informacionit vizual dhe taktil.

Për ti mësuar IA sesi të identifikojë objektet nga prekja, ekipi regjistroi 12,000 video të 200 objekteve si pëlhura, mjete dhe objekte shtëpiake duke u prekur. Videot më pas u ndanë në imazhe dhe IA përdorte këtë set të dhënash për të lidhur së bashku të dhënat taktile dhe ato vizuale.

Aktualisht roboti mund të identifikojë objekte në një ambient të kontrolluar. Hapi i ardhshëm është ndërtimi i një set më të madh të dhënash që roboti të punojë në ambiente më diverse.

“Thjeshtë duke parë skenën, roboti mund të imagjinojë ndjesinë e të prekurit të një sipërfaqe të rrafshët ose të një cepi të mprehtë,” tha Yunzhu Li, student PhD i CSAIL dhe autor lider i këtij studimi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Pse hulumtimet në inteligjencë artificiale janë tejet të rrezikshme për tu publikuar?

Lajmet e fundit>