Lajmet

MIT krijon fibra që mund të dëgjojnë dhe këndojnë

Publikuar , 12 Korrik 2010
0
MIT krijon fibra që mund të dëgjojnë dhe këndojnë

Fibrat akustike janë të bazuara në një plastik që shpesh përdoret në mikrofon. Duke luajtur me përmbajtjen e fluorit në plastik, hulumtuesit kanë qenë në gjendje të sigurojnë se molekulat kanë mbetur të njëanshme – me ç’rast atomet e fluorit janë renditur në një anë dhe atomet e hidrogjenit në anën tjetër – duke krijuar një efekt pizoelektrik që duron nxehtësinë dhe tërheqjen gjatë procesit.

Në një mikrofon të zakonshëm pizoelektrik, fusha elektrike gjenerohet nga elektrodat metalike. Por në një mikrofon me fibra, procesi i tërheqjes do të shkaktonte që elektrodat metalike të humbin formën e tyre. Kështu që në vend të kësaj hulumtuesit kanë përdorur një plastik transmetuese që përmban grafit.

“Ju vërtetë mund t’i dëgjoni këto fibra” tha Noemie Chocat, një studente e diplomuar në departamentin e shkencës së materialeve. “Nëse i lidhni ato me një furnizues me rrymë dhe aplikoni rrymë sinusoidale, ato vibrojnë. Dhe nëse i bëni të vibrojnë në frekuenca që mund të dëgjoheni dhe nëse vendosni veshin afër, ju mudn të dëgjoni nota dhe tinguj të ndryshëm që burojnë nga to”.

Përveç mikrofonëve që vishen dhe sensorëve biologjik, aplikimi i këtyre fibrave mund të përfshijë edhe rrjeta të lira që monitorojnë rrjedhjen e ujit në oqean dhe zona të mëdha për sisteme sonare me rezolucione më të larta. Fijet e fabrikuara nga fibrat akustike do të ofronin ekuivalentin e miliona sensorëve të vogël akustik.

Zheng Wang, një hulumtues shkencor pranë Laboratorit Hulumtues për Elektronikë të MIT, thekson se mekanizmi i njëjtë që lejon pajisjet pizoelektrike të përkthejnë elektricitetin në lëvizje do të duhej të funksionojë në të njëjtin rol edhe prapa. “Imagjinoni një fije që mund të gjenerojë elektricitet kur tërhiqet” thekson ai.

LEXO EDHE:  FBI-ja ka përdorur fytyrën e një të dyshuari për tu qasur në iPhone X

Në fund shkencëtarët shpresojnë të kombinojnë të dhënat e fibrave të tyre eksperimentale në një fibër të vetme. Vibrimet e fuqishme për shembull, do të duhej të ndryshojnë të dhënat optike të një fibre reflektuese, duke mundësuar që një material të komunikojë në mënyrë optike.

Lajmet e fundit>