Harduer

MIT shpalos miun e padukshëm

Publikuar , 10 Korrik 2010
0
MIT shpalos miun e padukshëm

Vendosni dorën në tavolinë, silleni përreth dhe shikoni sesi në ekran lëviz kursori. Prekni në tavolinë sikurse të klikoni mbi miun e vërtetë dhe kompjuteri përgjitjet. Kjo është diçka përtej miut pa tela. Në fakt është miu i padukshëm.

Projekti i quajtur “Mousless” përdor një laser infra të kuq dhe një kamerë për të përcjellë lëvizjet e dorës dhe gishtërinjëve, dhe më pas për t’i përkthyer ato si sinjale komanduese tek kompjtueri.

Pavarësisht se sistemet me ekrane të ndjeshme në prekje dhe sistemet që njohin zërin janë bërë mjaft të popullarizuara, miu me dy taste ende mbetet mbret tek përdoruesit e kompjuterit. Shumë ekspert mendojnë se preciziteti që ofrohet nga kursori është diçka esktrem e vështirë të riprodhohet përmes teknologjive siç është touch dhe speech (prekje dhe zë).

Një prototip funksional i sistemit “Mousless” mund të kushtojë rrreth 20 dollarë, ka thënë Pranav Mistry që është lider i projektit. Mistry është një prej hulumtuesve më të mirë në fushën e krijimit të eksperiencave të reja për përdoruesit. Ai më parë ka zhvilluar projektin “Sixth Sense” që është një ndërfaqe me gjeste dhe që i lejon përdoruesit të lëvizin duart para vetës dhe të bashkëveprojnë me harta dhe objekte tjera virtuale, ngjashëm sikurse tek filmi Minority Report me Tom Cruise.

LEXO EDHE:  55% e përdoruesve mbajnë telefonët pa i ndërruar për 3 deri në 5 vite

Lajmet e fundit>