Harduer

Mitsubishi integron Vudu në panelet e reja televizive

Publikuar , 03 Shtator 2009
0
Mitsubishi integron Vudu në panelet e reja televizive

Linja e ardhshme e LCD TV nga Mitsubishi, LT-249 ishin mjaft tërheqës qysh në momentin e parë për shkak se do të ishin panelet e para televizive me altoparlantë të integruar në pjesën e poshtme.

Por tani modelet 46 dhe 52 inç kanë një pikë të dytë interesante me përkrahje të integruar për Vudu. Televizorët në fjalë do të paraqiten në dyqane në fund të shtatorit, dhe do të kenë pothuajse të gjitha veçoritë e njëjta transmetuese që gjenden në kutinë set-top Vudu BX100. Kjo përfshin qasje në YouTube, Flickr, Picassa dhe gjithashtu transmetim në Pandora online.

Për Vudu, bëhet fjalë për partnerin e dytë harduerik të këtij lloji për transmetim të video shërbimeve në kërkesë, të integruara në TV (LG ishte i pari). Gjersa Vudu është një prej shumë opsioneve online në TV-t LG Netcast (ata gjithashtu bëjnë Netflix, YouTube dhe Yahoo Widgets), kërkohet një pagesë shtesë prej 50 dollarë për blerësit e këtij televizori.

LEXO EDHE:  Një kompani Kineze ka ndërtuar një smartfon pa porta

Lajmet e fundit>