Harduer

Mjafton logoja e një marke mode që një palë kufje të kushtojnë 700 dollarë më shumë

Publikuar , 18 Janar 2019
0
Louis Vuitton Horizon Earphones do të vinë në katër ngjyra të ndryshme dhe kushtojnë 995 dollarë. Mjafton logoja e një marke mode që një palë kufje të kushtojnë 700 dollarë më shumë

Luis Vuitton do të sjellë markën e saj luksoze në botën e kufjeve. Shtëpia Franceze e modës do të bashkëpunojë me kompaninë Amerikane Master & Dynamic për të krijuar kufjet e para Louis Vuitton.

Louis Vuitton Horizon Earphones do të vinë në katër ngjyra të ndryshme dhe kushtojnë 995 dollarë.

Ato janë të ngjashme me modelet ekzistuese të Master & Dynamics MW07 të cilat kanë jetëgjatësi baterie prej 3.5 orësh.

Ndryshimi më i madh mes kufjeve MW07 dhe atyre Louis Vuitton është kasa e tyre. MW07 kushtojnë 299 dollarë.

Mjafton marka LV dhe kufjet kushtojnë 700 dollarë shumë. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Rënia e shitjeve të tabletëve një trend mese 4 vjeçar

Lajmet e fundit>