Lajmet

Mjet i ri në Photoshop identifikon imazhet autentike ndaj atyre të rreme

Nga: PCWorld
Publikuar , 21 Tetor 2020
0
Kështu përdoruesit mund të identifikojnë saktësinë e imazheve nëse janë autentike apo deepfake e madje të mësojnë edhe sesi janë krijuar. Mjet i ri në Photoshop identifikon imazhet autentike ndaj atyre të rreme

Adobe zbuloi një mjet të ri për Photoshop i cili do të ndihmojë përdoruesit të kuptojnë më mirë autenticitetin e imazheve duke i atribuuar krijuesve të vërtetë.

Pjesë e Iniciativës Për Autenticitetin e Përmbajtjeve (CAI) të Adobe, prototipi do të ndihmojë krijuesit të vendosin emrin e tyre, vendndodhjen dhe historikun e fotove.

Kështu përdoruesit mund të identifikojnë saktësinë e imazheve nëse janë autentike apo deepfake e madje të mësojnë edhe sesi janë krijuar.

Adobe lançoi CAI fillimisht për Twitter dhe New York Times nisur nga përhapja e imazheve të rreme dhe alternuara. Që atëherë lista është zgjeruar me Microsoft, BBC dhe Qualcomm.

Në videon e paraqitur Adobe krahason një imazh stok me një të krijuar. Duke përdorur mjetin Attribution, Photoshop automatikisht etiketon fotot me informacionin e fotografit.

Por Adobe tha se funksioni mund të çaktivizohet dhe të gjurmojë vetëm përmbajtjet autentike nëse krijuesit duan. Aktualisht është në fazë testimi dhe nevojitet adoptim më i gjerë nga publikuesit, artistët e madje edhe rivalët e Photoshop në mënyrë që të bëhet më i përdorshëm. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Europol shkatërron një rrjet të krimit kibernetik