Lajmet

Mjete gjurmimi fshihen nëpër uebsajte të qeverive Evropiane

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 20 Mars 2019
0
Hulumtuesit gjithashtu zbuluan gjurmues në 89% të uebsajteve të qeverive Evropiane. Shumica e gjurmuesve ishin zhvilluar nga Google. Mjete gjurmimi fshihen nëpër uebsajte të qeverive Evropiane

Mjete online të cilat gjurmojnë sjelljen e reklamuesve janë gjetur në disa uebsajte të institucioneve shëndetësore në Evropë.

Këta gjurmues mund të kompromentojnë të dhëna sensitive rreth njerëzve sipas hulumtuesve të Cookiebot.

Hulumtuesit gjithashtu zbuluan gjurmues në 89% të uebsajteve të qeverive Evropiane. Shumica e gjurmuesve ishin zhvilluar nga Google.

Ato ishin dizajnuar për të gjurmuar aktivitetin e personave realë tha Cookiebot. Nga 28 vendet anëtare të BE-së, vetëm uebsajtet e qeverisë Spanjolle, Gjermane dhe Holandeze nuk kishte gjurmues.

Por Komisioni Evropian tha se presim që të gjithë të përmbushin kriteret e rregullores së re GDPR të privatësisë në Evropë.

Të paktën 100 kompani teknologjike gjurmojnë qytetarët Evropianë në mënyrë sistematike kur vizitojnë uebsajtet online të qeverive ose kur aksesojnë të dhënat e shërbimeve shëndetësore.

Hulumtuesit e Cookiebot shkuan më tutje duke thënë se informacione sensitive dhe personale të grumbulluar nga këto gjurmues mund të shiten tek një kompani reklamash e cila i përdor për të dërguar reklama të shënjestruar.

Google tha se nuk lejon publikuesit të përdorin teknologjinë e tyre për të gjurmuar apo ndërtuar lista përdoruesish bazuar në informacione sensitive përfshirë këtu edhe gjendje si shtatëzani apo sëmundje vdekjeprurëse si HIV. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Protestuesit e Hong Kongut po përdorin një aplikacion komunikimit që autoritetet Kineze nuk e përgjojnë dot