Biznes

Modelet e ardhshme të iPhone, iPad dhe Mac do të kenë çipa të prodhuara në Amerikë

Nga: PCWorld
Publikuar , 07 Dhjetor 2022
TSMC do të shpenzojë 40 miliardë dollarë në këto fabrika dhe një pjesë e këtyre parave do të subvencionohen nga Shtetet e Bashkuara për të incentivizuar prodhimin e gjysmëpërçuesve në vend përmes Aktit të Çipave dhe Shkencës. Modelet e ardhshme të iPhone, iPad dhe Mac do të kenë çipa të prodhuara në Amerikë

Nuk duhej të prisnim gjatë për të mësuar planet e Apple me prodhimin e çipeve. Shefi ekzekutiv i kompanisë Tim Cook zbuloi se Apple do të blejë çipe prodhuar nga TSMC në fabrikat e ardhshme në Phoenix të Arizonës.

Ndërsa Cook specifikoi çfarë çipesh do të jenë, pjesë 4 dhe 3 nanometër pritet të vendosen në gjeneratën e ardhshme të iPhone, Mac dhe produkteve të tjera kyçe të kompanisë.

Apple aktualisht është konsumatori më i madh i TSMC.

Fabrikat në Phoenix do të fillojë prodhimin në 2024. Një fabrikë e dytë në 2026-ën është planifikuar për shkak të rritjes së kërkesës. Së bashku dy fabrikat do të prodhojnë 600 mijë vaferë çipash në vit.

TSMC do të shpenzojë 40 miliardë dollarë në këto fabrika dhe një pjesë e këtyre parave do të subvencionohen nga Shtetet e Bashkuara për të incentivizuar prodhimin e gjysmëpërçuesve në vend përmes Aktit të Çipave dhe Shkencës.

Intel gjithashtu po ndërton fabrika në Arizona dhe Ohio. Përveç prodhimit të çipave të saj, synon të prodhojë edhe për kompani të tjera.

Kapaciteti prodhues i TSMC në SHBA do të jetë vetëm një përqindje e vogël e kapaciteteve të përgjithshme. Kompania Tajvaneze prodhoi 12 milionë vaferë vetëm në 2020-ën. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Shpërthejnë protesta në fabrikën më të madhe në botë të prodhimit të iPhone