Harduer

Modelet e vjetra të iPhone dhe iPad kanë probleme me GPS

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 23 Korrik 2019
0
Përditësimi i softuerit do të shfaqet si iOS 10.3.4 në iPhone 5 dhe gjeneratën e katërt të iPad dhe si iOS 9.3.6 për iPhone 4S, iPad Mini 1, iPad 2. Modelet e vjetra të iPhone dhe iPad kanë probleme me GPS

Nëse përdorni ende një iPhone ose iPad që daton para 2012, mbase duhet të kontrolloni pajisjen për një përditësim iOS nëse dëshironi që telefoni të raportojë orën, datën dhe vendndodhjen e duhur.

Apple dërgoi një përditësim softueri për një numër modelet të vjetra iOS të iPhone dhe iPad për të adresuar një problem me GPS.

Problemi nis tek mënyra sesi sistemet GPS regjistrojnë kalimin e javës si statistikë 10-bit. Kjo do të thotë se kur të kalojnë javën e 1,024 (afro 20 vite) numërimi nis nga e para.

Si rezultat harduerët e vjetër dalin jashtë kursi. Prodhuesit e pajisjeve GPS si TomTom dhe Garmin kanë dërguar përditësime të ngjashme prej kohësh dhe Apple po bën të njëjtën gjë.

Pajisjet e para të prekura nga problemi me GPS filluan të shfaqnin probleme më 6 Prill por Apple thotë se pajisjet e saj nuk ndikohen deri më 3 Nëntor.

Përditësimi i softuerit do të shfaqet si iOS 10.3.4 në iPhone 5 dhe gjeneratën e katërt të iPad dhe si iOS 9.3.6 për iPhone 4S, iPad Mini 1, iPad 2 dhe gjeneratën e tretë të iPad. Apple thotë se problemi nuk prek modelet iPad dhe iPod që kanë vetëm rrjetin Wi-Fi. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Surface i ardhshëm vjen edhe në ngjyrë të zezë

Lajmet e fundit>