Harduer

Modelet iPad pajisen me teknologjinë më të fundit të ekraneve

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Korrik 2021
Sipas analistit të mirënjohur të Apple Ming-Chi Kuo, ekranet Mini LED do të vinë edhe në modelet 14 dhe 16-inç të MacBook në 2022. Modelet iPad pajisen me teknologjinë më të fundit të ekraneve

Apple ka planifikuar të shtojë ekranet Mini LED në modelet 11-inç iPad Pro në 2022 pas prezantimit të teknologjisë këtë vit në modelet 12.9-inç.

Kompania prezantoi këtë vit versione të reja të iPad Pro, konkretisht 11-inç dhe 12.9-inç dhe që të dy ishin procesorët e rinj M1. Modeli me ekran më të madh kishte edhe ekranin Mini LED.

Është një teknologji e cila ka në përbërje mijëra drita LED të vogla duke siguruar kontrast më të mirë dhe performancë HDR më të lartë si dhe zona lokale errësimi. iPad Pro 12.9-inç ka 2,500 zona lokale errësimi.

Sipas analistit të mirënjohur të Apple Ming-Chi Kuo, ekranet Mini LED do të vinë edhe në modelet 14 dhe 16-inç të MacBook në 2022. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Telefoni më i mirë i vitit i Xiaomi vjen në Evropë