Harduer

Modelet Pro të iPhone 14 largojnë “notch”

Nga: PCWorld
Publikuar , 09 Dhjetor 2021
Në 2022 Apple do të largojë modelin iPhone Mini dhe të shkojë me një linjë prej katër iPhone 6.1-inç dhe 6.7-inç. Modelet Pro të iPhone 14 largojnë “notch”

Modelet e rangut të lartë iPhone 14 Pro që do të debutojnë në 2022 do të kenë një ekran hole-punch sipas raportimit të mediave Koreane.

Modeli 6.1-inç iPhone 14 Pro dhe 6.7-inç iPhone 14 Pro Max do të vinë me ekranin e ri i cili do të eliminojë “notch” e përdorur në modelet ekzistuese iPhone.

Me implementimin e “hole-punch” Apple do të mund të përfshijë një ekran më të madh duke lënë hapësirë për kamerën selfie, një dizajn i implementuar në smartfonët Android prej disa vitesh.

Nëse Apple aplikon këtë dizajn të ri, hardueri Face ID do të duhet të vendoset nën ekran. Ndërsa dy modelet të tjera jo-Pro të iPhone me ekrane 6.1-inç dhe 6.7-inç do të vazhdojnë me “notch”.

Në 2022 Apple do të largojë modelin iPhone Mini dhe të shkojë me një linjë prej katër iPhone 6.1-inç dhe 6.7-inç.

Sipas The Elec kompania do të ofrojë ekranin LTPO OLED vetëm për iPhone 14 Pro duke mundësuar një frekuencë 120Hz të adaptueshme. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Seritë iPhone 14 do të kthehen tek skanerët e shenjave të gishtërinjve