Harduer

Modeli 5G i Note 10+ do të kushtojë 1,300 dollarë

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Gusht 2019
0
Me përjashtim të 5G, telefonët nuk do të kenë asnjë avantazh harduerik krahasuar me modele standarde. Note 10 Plus 5G do të ketë po të njëjtin ekran 6.8-inç dhe po të njëjtin konfigurim kamerash. Modeli 5G i Note 10+ do të kushtojë 1,300 dollarë

Ashtu siç bëri me Galaxy S10, Samsung do të shesë një version 5G të Galaxy Note 10. Dhe ashtu si S10 5G, Note 10+ 5G do të jetë ekskluzivitet i operatorëve celularë që kanë lançuar rrjetet e tyre 5G nëpër botë.

Në SHBA telefoni do të shitet 1,299 dollarë për modelin 256GB dhe 1,399 dollarë për modelin 512GB.

Versionet 5G do të dalin në shitje në të njëjtën ditë me versionet standarde dhe do të ofrohet për Note 10 dhe Note 10+.

Me përjashtim të 5G, telefonët nuk do të kenë asnjë avantazh harduerik krahasuar me modele standarde. Note 10 Plus 5G do të ketë po të njëjtin ekran 6.8-inç dhe po të njëjtin konfigurim kamerash.

Sot e vetmja arsye për të mos blerë një Note 10 5G është disponueshmëria e rrjetit 5G dhe në Shqipëri jemi ende larg asaj dite. Gjithashtu edhe kompanitë në mbarë botën që kanë lëshuar rrjetet 5G, disponueshmëria e tij është shumë i kufizuar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  30 shkurtesa për një shfletim më të shpejtë në Google Chrome

Tags >

5Gsamsung
Lajmet e fundit>