Harduer

Modeli bazë i iPad përditësohet me procesor më të ri

Nga: PCWorld
Publikuar , 16 Shtator 2021
Modeli bazë iPad gjithashtu do të ketë teknologjinë True Tone e cila balancon ngjyrën e bardhë në ekran. Ashtu si versioni i kaluar ekrani i iPad funksionon me lapsin Apple Pencil. Modeli bazë i iPad përditësohet me procesor më të ri

Apple lançoi në evenimentin e iPhone një model të ri iPad. Është varianti më buxhetor i linjës së iPad, më pak i kushtueshëm se iPad Air dhe IPad Pro dhe do të zëvendësojë modelin ekzistues 329 dollarësh iPad.

Ka procesorin Apple A13 i cili ka debutuar me iPhone 11. Për rikujtesë modeli iPad ekzistues përdorte çipin A12. Apple ka ruajtur të njëjtin dizajn dhe ekranin 10.2-inç.

Kur bëhet fjalë për kamerën, priten përmirësime të autofokusit dhe performancës në dritë të paktë. Është kamera ballore ajo e cila do të marrë një përditësim të madh me një sensor 12-megapiksel 122 gradë.

Modeli bazë iPad gjithashtu do të ketë teknologjinë True Tone e cila balancon ngjyrën e bardhë në ekran. Ashtu si versioni i kaluar ekrani i iPad funksionon me lapsin Apple Pencil.

Tableti kushton 329 dollarë për 64GB memorie dhe vjen në dy ngjyra argjendtë dhe gri. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iOS 14.2 turbullon baterinë e modeleve e vjetra të iPhone