Është muaji dhjetor, kjo do të thotë që është koha të kthehemi pas e të mendojmë se ç’ka ndodhur në 12 muajt e fundit. Twitter dhe Google e bënë këtë gjë…tani dhe Wikipedia për herë të parë po i bashkohet kësaj tradite duke sjellë për audiencën një video që përmban të gjithë momentet kryesore të Wikipedia-s të këtij viti që do të lëmë pas.
Kjo video është ndërtuar në formën e një enciklopedie duke bashkuar tekste, foto dhe video që janë publikuar në Wikipedia gjatë këtij viti. Ky nuk është një demostrim i lajmeve të vitit, por edhe i Wikipedia-s si një platformë globale informimi. “Wikipedia reflekton botën rreth nesh. Me çdo lajm të ri, ajo rritet dhe përmirësohet duke shënuar arritjet dhe dështimet tona”- shkroi Katherine Maher në një postim rreth videos. Por duket se Wikipedia ka plane të reja për të ardhmen e saj.
Thuhet se ajo do të ndërmarrë një projekt që konsiston në printimin e versionit anglisht të Wikipedia-s. Pra do të krijojë një gazet,ë por këto plane akoma nuk janë konfirmuar. Wikipedia deklaroi se më shumë se 3 milion artikuj janë krijuar në këtë platformë gjatë këtij viti, ndërsa kjo faqe ka pasur afërsisht 250 miliard vizitorë nga e gjithë bota. (PCWorld Albanian)
[youtube id=”ci0Pihl2zXY”]