Lajmet

Momenti kur një prej funksioneve kyçe të Windows 10 ndaloi së funksionuari

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 06 Shkurt 2020
0
Dhjetëra përdorues postuan në median sociale duke thënë se Windows Search nuk funksiononte gjatë ditës së Mërkure. Momenti kur një prej funksioneve kyçe të Windows 10 ndaloi së funksionuari

Microsoft adresoi një problem në Windows 10 ku një prej funksioneve kyçe të sistemit operativ nuk përdorej.

Dhjetëra përdorues postuan në median sociale duke thënë se Windows Search nuk funksiononte gjatë ditës së Mërkure.

Kur përdoruesit shfrytëzonin mjetin e kërkimit në desktop, shfaqej një fushë e bardhë dhe boshe pa rezultate.

Pas disa orësh raportim, kompania adresoi problemin për shumicën e përdoruesve të cilët duhej të rindiznin kompjuterët e tyre.

Windows 10 është instaluar nga 800 milionë përdorues në mbarë botën. Microsoft nuk tha sesa janë prekur nga problemi. Me mjetin e kërkimit përdoruesit me lehtësi mund të gjejnë të dhëna, aplikacione, e-mail-e e përmbajtje të ruajtura në kompjuter.

Disa raportuan se duke çaktivizuar Bing në Menunë Start të Windows 10-ës, mjeti i kërkimit funksiononte. Problemi i fundit erdhi pasi Agjencia Amerikane e Sigurisë (NSA) ka zbuluar një problem madhor sigurie në Windows 10. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Sony e sheh biznesin e smartfonëve të pandashëm nga kompania