Blog

Monedha e Facebook pjesë e diskutimeve të ministrave të financave të G20-ës

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 17 Korrik 2019
0
Kompania e mediave sociale Facebook, në muajin qershor, zbuloi planet për të lëshuar në qarkullim, vitin e ardhshëm, një monedhë të re digjitale, të quajtur Libra. Monedha e Facebook pjesë e diskutimeve të ministrave të financave të G20-ës

Ministrat e Financave të Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë, Britanisë së Madhe dhe Shteteve të Bashkuara, do të vendosin si prioritet të tyre, çështjen e monedhës digjitale të Facebook-ut, të quajtur Libra.

Ministrat e vendeve me ekonomitë më të fuqishme në botë, do të takohen gjatë kësaj jave në Francë.

Ata pritet të trajtojnë rreziqet që mund të paraqiten nga planet e Facebook-ut për të vënë në qarkullim monedhën digjitale.

“Linja e kuqe për ne është se Libra nuk duhet të transformohet në një monedhë sovrane”, ka thënë ministri francez i Financave, Bruno Le Maire.

Kompania e mediave sociale Facebook, në muajin qershor, zbuloi planet për të lëshuar në qarkullim, vitin e ardhshëm, një monedhë të re digjitale, të quajtur Libra.

Facebook tha se njerëzit do të jenë në gjendje të bëjnë pagesa me monedhën nëpërmjet aplikacioneve të tyre, si dhe përmes shërbimit të mesazheve WhatsApp.

Kompanitë e pagesave Uber dhe Visa gjithashtu kanë të ngjarë të pranojnë atë në të ardhmen, njoftoi kompania. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  iOS 13.2.3 është versioni më i fundit që duhet ta shkarkoni menjëherë

Lajmet e fundit>