Biznes

Monedha kriptografike Petro e Venezuelës do të shitet në tregjet ndërkombëtare

Sep 21 2018
0 Shpërndarje
Gjatë një dalje në TV ditën e Enjte ku adresoi problemet ekonomike, Maduro tha se monedha petro do të shitet edhe në tregjet ndërkombëtare nga Tetori. Monedha kriptografike Petro e Venezuelës do të shitet në tregjet ndërkombëtare

Presidenti i Venezuelës Nikolas Maduro beson monedha shtetërore kriptografike petro e mbështetur në rezervat e naftës së vendit të tij mund të zgjidhë problemet me inflacionin dhe stabilizojë ekonominë e Venezuelës.

Gjatë një dalje në TV ditën e Enjte ku adresoi problemet ekonomike, Maduro tha se monedha petro do të shitet edhe në tregjet ndërkombëtare nga Tetori.

Njoftimi vjen në një kohë kur analistët kanë hedhur dyshime mbi pranueshmërinë e petro në këto tregje.

Gjithashtu pak javë më parë Maduro prezantoi një valutë të re ku vetëm përmes saj mund të këmbehen monedhat petro.

Petro është konsideruar nga ligjvënësit e Venezuelës si e jashtëligjshme. Sakaq sanksionet Amerikan vijojnë të shtohen ku Donald Trump nënshkroi një urdhër që ndalon blerjen e monedhës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>