Blog

Monedha kriptografike “petro” e Venezuelës ka ngritur 735 milion dollarë

Feb 22 2018
0 Shpërndarje
Liderët e opozitës thonë se shitja e “petro” është ilegale ndërsa Departamenti i Thesarit Amerikan ka paralajmëruar se një lëvizje e tillë shkel sanksionet më tutje. Monedha kriptografike “petro” e Venezuelës ka ngritur 735 milion dollarë

Presidenti Venezuelian Nikolas Maduro tha ditën e Marte se Venezuela kishte ngritur 735 milion dollarë në ditën e parë të shitjeve të monedhës kriptografike “petro” një përpjekje e cila kërkon të nxjerrë vendin nga kriza financiare.

Maduro shpreson se me petro do të anashkalojë sanksionet Amerikane si një anëtar i OPEC ndërsa monedha vendase ka arritur pikën më të ulët prej disa dekadash.

Ekspertët e blockchain kanë paralajmëruar se petro mund të mos ketë potencialin e duhur për të tërhequr investime të larta.

Liderët e opozitës thonë se shitja e “petro” është ilegale ndërsa Departamenti i Thesarit Amerikan ka paralajmëruar se një lëvizje e tillë shkel sanksionet më tutje.

Uebsajti zyrtar i petro publikoi një udhëzues për krijimin e një portofoli virtual të monedhave kriptografike. Ajo do të hyjë në qarkullim javën e ardhshme.

Vlera totale e të gjitha monedhave petro do të ishte 6 miliardë dollarë sipas Maduro. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>