Biznes

Monedha kriptografike Ripple rritet me 80% në 24 orë

Sep 22 2018
0 Shpërndarje
Kjo monedhë e cila po shijon një javë të shkëlqyer ra gjatë verës me 90%. Në të vërtetë monedha quhet XRP ndërsa kompania pas saj është Ripple. Monedha kriptografike Ripple rritet me 80% në 24 orë

Një prej monedhave me performancën më të keqe këtë vit po shënon një rikthim të bujshëm.

Ripple u rrit me 80% ditën e Premte për të arritur në 77 cent ndërsa që nga fillimi i javës është rritur me 185% sipas CoinMarket.Cap.com

Vlera e tregut arriti në 26.8 miliardë dollarë duke zhvendosur ethereum në vendin e tretë.

Kjo monedhë e cila po shijon një javë të shkëlqyer ra gjatë verës me 90%. Në të vërtetë monedha quhet XRP ndërsa kompania pas saj është Ripple.

XRP është monedhë kriptografike e pavaruar nga kompania e cila mund të përdoret në platformat e Ripple.

Rritja nuk erdhi nga asgjëja. Ekzekutivi i kompanisë gjatë javës tha se startupi është pranë finalizimit të një produkti i cili mund të përdoret nga bankat për të përshpejtuar transaksionet.

Aktualisht Ripple ka nënshkruar marrëveshje me institucione financiare të profilit të lartë si Santander dhe American Express me produktin xCurrent.

Bankat po përdorin këtë produkt për të kryer transaksionet ndërkombëtare. Pavarësisht kësaj rritje, XRP gjendet larg rekordit prej 3.6 dollarë të Janarit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>