Analiza

Monedhat dixhitale nuk kanë për të zëvendësuar dollarin

Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 08 Janar 2020
0
Duke njohur rreziqet dhe potencialet e stablecoins, kriptomonedha dixhitale mbështetur një rezervë valutash, G20 kërkoi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar të shikojë implikimet makroekonomike të tyre. Monedhat dixhitale nuk kanë për të zëvendësuar dollarin

Diskutimi global për të ardhmen e parasë është intensifikuar gjashtë muaj pasi Facebook prezantoi projektin Libra të monedhës dixhitale.

Edhe pse perspektiva e Libra është vënë dyshim, shumica e bankave qendrore po diskutojnë nëse monedha dixhitale janë të domosdoshme për të mbyllur hendekun me kryerjen e pagesave online por edhe nëpër pika fizike.

Disa analistë sugjerojnë se ardhja e kësaj forme të re pagesash mund të shënojë fundin e një dominimi prej disa dekadash në tregtinë globale dhe financat të dollarit Amerikan.

Edhe pse mundësitë që sjell teknologjia e monedhave dixhitale janë intriguese, potenciali i vërtetë vështirë të konstatohet në një periudhë afatshkurtër.

Përmirësimet në teknologjitë e pagesave kanë ulur koston e kalimit nga paraja prej letre në pagesa dixhitale, por ndikimi ka qenë minimal në reduktimin e pagesave gjatë kalimit mes valutave. Perceptimet se dollari Amerikan është i sigurisë dhe stabil e kanë mbajtur valutën dominuese në sistemin monetar ndërkombëtar prej disa dekadash.

Aktualisht dollari përbën 1/5 e tregtisë globale dhe bankingut global. E gjitha kjo ka krijuar një efekt tjetër: sa më shumë njerëz ta përdorin dollarin aq më i përdorshëm bëhet për të gjithë të tjerët.

Ky sentiment është përforcuar sidomos pasi vendet në zhvillim, të cilat e përdorin në masë të madhe dollarin Amerikan, rrisin aktivitetin e tyre global ekonomik. GDP globale e vendeve në zhvillim tashmë qëndron në 60% të ekonomisë.

Avancimet në teknologjitë e pagesave nuk adresojnë probleme fundamentale siç është krijimi i një rezerve monedhe globale. Mjafton të shikojmë drejt euros i cili ka qenë konkurrenti kryesor për të zëvendësuar dollarin në 20 vitet e fundit. Impakti i saj ndaj dollarit ka qenë minimal dhe paqartësia rreth të ardhmes së Bashkimit Evropian ka ndikuar më tepër në stabilitetin e saj. Nuk mund të imagjinohet sesi teknologjia do të adresojë këto probleme.

LEXO EDHE:  Google Maps vjen me opsionet e shumëpritura nga përdoruesit e iPhone

Statusi i dollarit përforcohet më tutje nga institucionet, ligjet dhe mbrojtja e investitorit që Shtetet e Bashkuara kanë ofruar. Thjeshtë rritja e qarkullimit të një monedha alternative nuk do të mjaftojë për të cenuar dollarin. Përpjekjet Kineze për të ndërkombëtarizuar renminbi kanë pasur shumë pak sukses pavarësisht mbështetjes së likuiditetit dhe politikave përkrahëse përmes bashkëpunimit me 30 banka të tjera qendrore.

Kur qeveri sovrane, investitorë dhe tregtarë ballafaqohen me monedhat dixhitale, zgjedhja e tyre do të bazohet në disa faktorë si likuiditeti, stabiliteti, konvertueshmëria por edhe shqetësimet e reja si superioriteti teknologjik i vendit që e hedh në qarkullim.

Kjo e fundit mund të shërbejë lehtësisht si një faktorë ndarës nisur nga shqetësimet legjitime të privatësisë dhe sigurisë. Shumë pak vende sovrane mund tu përmbahen këtyre kritereve. Nga ana tjetër SHBA lehtësisht mund ta fitojë këtë status për shkak lidershipit të saj në luftimin e pastrimit global të parave dhe financimit të terrorizmit duke e shndërruar dollarin në një monedhë dixhitale po ashtu dominante.

Pavarësisht shpresave të mëdha, është vështirë të shohim teknologjinë të krijojë një monedhë dixhitale hegjemonike. Kontratat tregtare dhe fnanciare vazhdojnë të kryhen në një kriptomonedhë të vetme në vend të një shporte monedhash. Që një alternativë të tillë të funksionojë, bankat qendrore duhet të koordinohen për të krijuar stabilitet dhe ulur rreziqet. Megjithatë nevojat globale mund të jenë në kontradiktë me ato kombëtare duke ulur mundësinë e një koordinimi dhe bashkëpunim në nivel global.

Monedhat dixhitale lëshuar nga disa kompani teknologjike të mëdha padyshim do të kenë disa avantazhe krahasuar me paratë prej letre. Shërbime në shkallë të gjerë si WeChat Pay ofrojnë integrim të disa shërbimeve në një platformë të vetme me kosto të ulët dhe sistem pagesash të thjeshtë.

LEXO EDHE:  Libra nuk do të jetë e disponueshme derisa autoritetet të jenë kënaqura tha Facebook

Sistemi monetar global ka nevojë të rishikohet. Kemi nevojë për transferta dhe pagesa më të lira. Teknologjia mund të sjellë disa përfitime në këtë drejtim. Duke njohur rreziqet dhe potencialet e stablecoins, kriptomonedha dixhitale mbështetur një rezervë valutash, G20 kërkoi nga Fondi Monetar Ndërkombëtar të shikojë implikimet makroekonomike të tyre.

Bota do të përfitonte nga një sistem më i balancuar kur euro dhe renminbi kanë një rol më të madh. Por teknologjia vetëm nuk e zgjidh problemin. Për këtë kërkohet një arkitekturë e përmirësuar e euros, institucione më të konsoliduara dhe liberalizim më i madh i tregut Kinez. /PCWorld Albanian

Burimi: FT