Biznes

Monex interes për blerjen e bursës kriptografike e cila u hakua në Janar, Coincheck

Apr 3 2018
0 Shpërndarje
Në Janar, operatori i aplikacionit të komunikimit Line Corp, ka aplikuar për hapjen e një burse të monedhave kriptografike. Monex interes për blerjen e bursës kriptografike e cila u hakua në Janar, Coincheck

Firma japoneze Monex tha ditën e Marte se ishte duke konsideruar blerjen e Coincheck, bursës së monedhave kriptografike e cila u godit nga një hakim në Janar që i kushtoi 530 milionë dollarë.

Marrëveshja pritet të finalizohet këtë javë sipas Nikkei Business. Monex Group operon një broker online dhe blerja e Coincheck do të sillte një tjetër operator të shquar të shërbimeve financiare në botën e kriptografisë.

Në Janar, operatori i aplikacionit të komunikimit Line Corp, ka aplikuar për hapjen e një burse të monedhave kriptografike.

Sakaq Coincheck ende nuk ka dhënë asnjë informacion për vjedhjen e Janarit.

Statistikat mungojnë por besohet se kjo bursë është e pesta më e madhja në botë për nga volumi i tregtimit të bitcoin. /PCWorld Albanian

Tags >

Coincheck
Lajmet e fundit>