Harduer

Monitori i ri 4K i LG shërben si ekran për katër pajisje njëherazi

Publikuar , 02 Maj 2017
0
Modeli LG 43UD79-B ka një panel 42.5 inç Ultra HD me rezolucion 3840 x 2160 piksel si dhe një sërë funksionalitetesh të avancuara produktiviteti. Monitori i ri 4K i LG shërben si ekran për katër pajisje njëherazi Photo Source: LG

LG prezantoi monitorin më të fundit dedikuar profesionistëve të cilët përdorin konfigurime me disa monitorë.

Modeli LG 43UD79-B ka një panel 42.5 inç Ultra HD me rezolucion 3840 x 2160 piksel si dhe një sërë funksionalitetesh të avancuara produktiviteti.

Paneli IPS ka një raport kontrasti 1000:1 dhe ka një shikueshmëri prej 178 gradësh nga këndet dhe mbështetje për 1.07 miliard ngjyra. Ekran çalon në frekuencën e rifreskimit prej 60 Hz.

Në pjesën e pasme të tij gjeni dy porta HDMI 2.0, dy porta HDMI 1.4, një portë ekrani 1.2a me teknologjinë FreeSync dhe një USB-C. Monitori mund të shërbejë si ekran për deri në katër pajisje njëherazi duke përdorur konfigurime të ndryshme të ndarjes së tij.

Sipas AnandTech 43UD79-B fillon shitjet më 19 Maj në Japoni për 745 dollar. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  6 telefonët me jetëgjatësinë më të mirë të baterisë

Tags >

LG
Lajmet e fundit>