Lajmet

Mos përdorni shfletuesin Edge për të shkarkuar Chrome, përndryshe do të infektoheni me maluer

Oct 28 2018
0 Shpërndarje
Reklama keqdashëse është raportuar tek Bing Ads dhe në 24 orët e ardhshme pritet të adresohet edhe pse ka pasur përdorues që janë hasur me të. Mos përdorni shfletuesin Edge për të shkarkuar Chrome, përndryshe do të infektoheni me maluer

Për shumë njerëz të cilët blejnë një kompjuter Windows 10, shfletuesi i integruar i sistemit operativ shërben vetëm për një qëllim: për të shkarkuar një shfletues alternativ si Google Chrome.

Gjëja a parë që ata bëjnë është të shkruajnë në fushën e adresës togfjalëshin “download Chrome” dhe të klikojnë lidhjen e parë në rezultat e kërkimit të Bing.

Këtë fundjavë përdoruesi i Twitter Gabriel Landau pasi bleu laptopin e tij të ri Windows 10 bëri pikërisht atë që thamë më lart.

Situata me të cilën e ballafaqua doli ndryshe në fakt. Kur shkroi “download Chrome” në fushën e kërkimit të Microsoft Edge, rezultati i parë i kërkimit që i doli ishte nga një domain “GoogleOnline2018.com.”

Kjo faqe lehtësisht mund të manipulojë njerëz e cila është identike me origjinalen përveçse në emërtim. Vetë shkarkimi quhej “ChromeSetup.exe” ashtu siç Google vepron.

Për fat të mirë ai e kuptoi menjëherë se çfarë po ndodhte ndërsa u provua ajo që nuk mohohet dot me dështrimin “Bing” ku motori i kërkimit promovon në krye të rezultateve të kërkimit faqe mashtruese.

Ende kjo faqe nuk gënjen dot Google e as Firefox.

Reklama keqdashëse është raportuar tek Bing Ads dhe tashmë është fshirë së bashku me llogarinë që reklamonte. Landau nuk është i vetmi pasur që është hasur me të.

Herët tjera kur dëshironi të shkarkoni një shfletues nga Windows 10, shkruan në Edge Chrome.com ose Mozilla.org dhe mos u mbështesni tek rezultatet e kërkimit. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  WhatsApp më në fund do të fillojë të bëjë para

Lajmet e fundit>