Lajmet

Mosaic, shfletuesi i parë ueb mbush 20 vjet – fakte interesante

Publikuar , 25 Janar 2013
0
Mosaic, shfletuesi i parë ueb mbush 20 vjet – fakte interesante

Uebi, ashtu siç e shohim në ditët e sotme, me foto tërheqëse në shfletues, me butonat prapa dhe para, u krijua para 20 vitesh.

Më 23 janar 1993, programuesi Marc Andreessen lançoi Mosaic, shfletuesin ueb që synonte ta bënte internetin të aksesueshëm nga publiku i gjerë. Edhe pse nuk ishte shfletuesi i parë grafik, ai ishte më popullori i kohës së vet dhe vazhdon të mbetet modeli i shfletuesve të sotëm.

Para Mosaic-ut, për shembull, imazhet dhe teksti nuk shfaqeshin së bashku. Secila prej tyre kishte dritaren e vet. Nuk kishte bookmarks; madje as buton “prapa”. Të gjitha këto i bëri të mundura Mosaic-u dhe për më tepër, pa pagesë.

Në fakt, ai është ende i disponueshëm nga Archive.org, ose nga National Center for Supercomputing Applications (NCSA) tek University of Illinois Urbana-Champaign, atje ku Andreessene zhvilloi për herë të parë gjatë kohës që ishte student.

“NCSA Mosaic shpërndahej pa pagesë dhe brenda një kohe të shkurtër filluan të shkarkoheshin mijëra kopje të softuerit.

Shumë shpejt arriti të shkonte përtej kërkimit dhe arsimimit dhe u bë programi i parë tërheqës për të gjithë”,- shprehet Danny Powell, drejtori ekzekutiv aktual i NCSA. Për të shkarkuar softuerin nga NCSA, duhet të keni një teknologji para-uebit që quhet FTP. Universiteti nuk ka një uebfaqe nga ku mund të shkarkoni shfletuesin e parë ueb.

NCSA deklaron se softueri shkarkohej mbi 5000 herë në muaj në periudhën e kulmit të popullaritetit.

Për të bërë një krahasim, Google deklaroi në qershor 2012 se shfletuesi i vet Chrome kishte 310 milionë përdorues aktivë (Chrome është lançuar për herë të parë në 2008-n).

Shfletuesit mobil: Chrome rritet, Opera po zhduket, Safari dominon

Sigurisht, përhapja e uebit sot është shumë herë më e madhe se ajo e para 20 viteve. Edhe pse Mosaic-u hapi rrugën drejt uebit modern, pjesa më e madhe e atributave i takojnë shfletuesit Netscape, i cili u lançua në vitin 1994.

LEXO EDHE:  Themeluesi i Huawei mohon akuzat për bashkëpunim me Kinën

Andreessen ishte sërish themeluesi i tij. Aktualisht, ai është drejtor i Andreessen-Horowitz, kompani që investon në startup-et e sotme teknologjike. (PCWorld Albanian)

mosaic

Tags >

shfletues
Lajmet e fundit>