Biznes

Mosarkivimi i duhur i e-mail po dëmton bizneset në Britani

Publikuar , 30 Dhjetor 2008
0
Mosarkivimi i duhur i e-mail po dëmton bizneset në Britani

Anketa ka nxjerrë se mbi 75% e punonjësve deklaruan se nuk kanë marrë asnjë udhëzim mbi kërkesat dhe metodat për ruajtjen e postës dhe më shumë se një e treta theksuan se kompania e tyre nuk ka rregullore për e-mail. Një e treta e 260 punëtorëve të intervistuar thanë se kanë humbur dokumente të rëndësishme elektronike dhe asnjëherë nuk kanë arritur që t’i rikthejnë ato. Më shumë se gjysma e tyre theksuan se arkivimi i e-mail konsumon shumë kohë, kurse 30% e konsiderojnë këtë gjë tepër të “komplikuar” apo “jo të besueshme”.

41% i lënë përgjithmonë skedarët të bashkangjitur në e-mail dhe vetëm gjysma deklaroi se kanë një limit të zbatueshëm mbi hapësirën e ruajtjes së mesazheve të tyre. Më shumë se një çereku ruajnë skedarët në sistemin e kompanisë dhe 28% i ruajnë në harddisqet e tyre.

GFT Inboxx, furnizuesi i unifikuar i arkivave që monitori anketën, tha se mangësitë në ruajtjen e e-mail nënkuptonte që firmat ishin në rrezik të thyerjes së kërkesave rregulluese dhe gjithashtu po shtonin kostot në serverët e postës së tyre.

Juergen Obermann, shef ekzekutiv në këtë firmë, tha: “Këto rezultate sugjerojnë njërën prej dy opsioneve: organizatat ende kanë një qasje jo shumë të përgjegjshme drejt ruajtjes së informacionit dhe menaxhimit të e-mail ose që organizatat nuk po u komunikojnë rregullat punonjësve të tyre, duke dështuar në kontrollimin e stafit gjatë përdorimit të e-mail dhe arkivimin e informacioneve mundësisht të rëndësishme”.

Bizneset “rrezikojnë humbjen e sasive të mëdha të të dhënave”, paralajmëroi Obermann. Më tej shtoi: “Asgjë nuk është më e rëndësishme për një biznes sesa
mundësia për të rishikuar shumë shpejt dhe besueshëm një proces apo projekt të dhënë. Nëse informacioni humb dhe zinxhiri komunikues thyet, për biznesin është e pamundur të shoh pamjen e plotë. Kjo do të thotë se në vazhdim do të ketë sigurisht gabime.

LEXO EDHE:  Startupi Kinez parakalon Uber për tu bërë startupi më me vlerë në botë

Lajmet e fundit>