Biznes

Motori i kërkimit të vendeve të punës Google shkakton ankesa nga rivalët

PCWorld Albanian Nga: PCWorld Albanian
Publikuar , 13 Gusht 2019
0
Rivalët pretendojnë se pozicionimi është i paligjshëm, sepse Google përdor dominimin e tij për të tërhequr përdoruesit në ofertat e specializuara, pa qenë nevoja të investojnë në format tradicionale të marketingut. Motori i kërkimit të vendeve të punës Google shkakton ankesa nga rivalët

Mjeti në rritje i Google për të listimin e vendeve vakante të punës ka qenë një ndihmë për punëdhënësit e uritur për kandidatë, por disa rivalë që ofrojnë këtë shërbim pretendojnë se sjellja anti-konkurruese ka nxitur rritjen e saj.

Në një letër dërguar komisioneres së konkurrencës në Bashkimin Europian, Margrethe Vestager, 23 uebsajte për kërkimin e punëve në Europë kanë kërkuar që Google të mos luajë padrejtësisht ndërkohë që ajo investigon.

Ngjashëm me liderin botëror Indeed dhe shërbimet e tjera të kërkimit të vendeve vakante, motori i kërkimit Google i drejton kandidatër në postimet e grumbulluara nga shumë punëdhënës. Kjo i lejon kandidatët të filtrojnë, ruajnë dhe lajmërohen për vendet e reja të punës.

Rivalët pretendojnë se pozicionimi është i paligjshëm, sepse Google përdor dominimin e tij për të tërhequr përdoruesit në ofertat e specializuara, pa qenë nevoja të investojnë në format tradicionale të marketingut.

Firma të tjera thonë se Google ka rikthyer inovacionin dhe konkurrencën në industri.

Tensionet ekspozojnë një front të ri në betejën midis Google dhe botuesve të tjerë online të mbështetur në trafikun e kërkimit. Rregullatorët e antitrustit të BE dhe SHBA u kushtojnë vëmendje thirrjeve për të shqyrtuar gjigandët e teknologjisë përfshirë Google.

Google gjatë dekadës së fundit i ka rezistuar akuzave të ngjashme nga kompanitë në biznesin lokal. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gjysmë milion përdorues Android kanë shkarkuar maluerë nga Google Play Store

Tags >

Google
Lajmet e fundit>