Vëzhgim

Motori më i vogël në botë me avull…

Publikuar , 12 Dhjetor 2011
0
Motori më i vogël në botë me avull…

Ky është version i CliffsNotes i asaj që grupi Gjerman i hulumtuesve së fundi ka arritur të krijojë, duke e quajtur motorin më të vogël në botë me avull. Për të zhvilluar këtë, inxhinierët nga Universiteti i Shtutgartit dhe Instituti Max Planck për Sisteme Intelegjente kanë prekur qasjen tradicionale të shpalosur nga Robert Stirling pothuajse para 200 viteve. 

Në modelin e Stirling, gazi brenda një tubi cilindrik në mënyrë alternative nxehet dhe ftohet, duke lejuar të ekspandohet dhe të shtyjë një piston të lidhur. Profesori Clemens Bechinger, dhe ekipi i tij, megjithatë kanë vendosur të zvogëloj sistemin duke zëvendësuar pistonin me rreze laserike dhe gasin punues të cilindrit me një shtratë të vetëm koloid që noton në ujë dhe ka dimensione prej vetëm një e treta e njëmitës së milimetrit. 

Fusha optike laserike kufizon shtrirjen e lëvizjeve të shtratit, që me lehtësi mund të vëzhgohen me një mikroskop, pasi që grimca plastike është rreth 10,000 herë më e madhe sesa një atom. Për shkak se rrezja ka ndryshime në intensitet, ajo vepron në mënyrë efektive rreth grimcës në mënyrën e njëjtë sikurse që nxehtësia kompreson dhe ekspandon molekulat e gazit tek modeli i Stirlingut.

Shtrati në kthim, punon sikurse një fushë optike, me efekte të balancuara jashtë një burimi të nxehtësisë. Arkitektët e sistemit pranojnë se motori i tyre tenton të “ketë telashe” në raste të caktuara, por insitojnë se zhvillimi i vazhdueshëm tregon se “nuk ka barriera termodinamike” për prodhim. /pcworldalbanian

LEXO EDHE:  Pse EOS dhe TRON janë më popullorë sesa Ethereum në aplikacionet e decentralizuara

Lajmet e fundit>