Lajmet

Motorola dhe HTC me freskime në Jelly Bean

Publikuar , 25 Dhjetor 2012
0
Motorola dhe HTC me freskime në Jelly Bean

Motorola HTCMotorola e ka mbajtur premtimin e vet të muajit tetor dhe ka prezantuar freskimin Jelly Bean për telefonat Droid RAZR dhe RAZR Maxx.

Ky freskim në fillim nuk do të jetë në disponim për të gjithë telefonat Droid RAZR dhe RAZR Maxx, por së shpejti do të vijë për të gjithë.

Freskimi ofrohet përmes të ashtuquajturit “over-the-air” dhe mban versionin 4.1.2.

HTC gjithashtu ka ofruar freskimin për telefonin One S, tani për tani vetëm për versionin europian. Modeli One S europian do të marrë freskimin e versionit Jelly Bean 4.1.1 të sistemit operativ Androd.

Ky freskim gjithashtu do të bëhet përmes “over-the-air”, që do të thotë se mund të bëhet përmes telefonit pa pasur nevojë për kompjuter.

Madhësia e freskimit për HTC One S është 612 megabajt, kurse etiketa e versionit të softuerit është 3.16.401.8. (PCWorld Albanian)

LEXO EDHE:  CEO i Ripple thotë se 99% e kriptomonedhave do të shkojnë drejt "Zeros"

Lajmet e fundit>