Harduer

Motorola mban më 25 Korrik një eveniment produktesh të reja

Publikuar , 07 Korrik 2017
0
Çfarë do të prezantojë kompania? Është e mundur që Motorola të prezantojë flagshipin e këtij viti, Moto Z2 Force. Motorola mban më 25 Korrik një eveniment produktesh të reja Photo Source: CNET

Duke parë rrjedhjet e vazhdueshme të informacionit rreth produkteve të reja potenciale të Motorola, nuk kishte dyshim se një aktivitet i rëndësishëm për kompaninë ishte pranë.

Motorola lajmëroi ditën e Enjte se do të mbajtë një aktivitet në Nju Jork më 25 Korrik me temë #hellomotoworld.

Ftesa, siç mund ta shikoni mëposhtë, është në formatin GIF dhe përmban një moto: “nuk do dëshironit tu humbiste kjo,” në lidhje me konferencën.

Çfarë do të prezantojë kompania? Është e mundur që Motorola të prezantojë flagshipin e këtij viti, Moto Z2 Force.

Gjithashtu pritet prezantimi i Moto X4, një telefon me ekran 5.2 inç, procesor Snapdragon 660, 4GB RAM dhe certifikim IP68. Thuhet se do të jetë telefoni i parë me Projektin Fi i paprodhuar nga Google. /PCWorld Albanian

LEXO EDHE:  Gjermani, operatorët paguajnë 4.1 miliardë euro për 5G

Lajmet e fundit>